SHSKUK ka dhënë disa sqarime në lidhje me raportimet për kompensimet qindra euroshe për punëtorët e administratës.
Në këtë sqarim bëhet e ditur se disa prej punëtorëve kanë marr në të njëjtën kohë pagën e dhjetorit dhe nëntorit. Kjo e fundit iu është llogaritur si kompensim, ndërsa disa punëtorë të tjerë janë kompensuar për orët shtesë të punës sipas ligjit, shkruan Gazeta Shneta.
Sqarimi i plotë i SHSKUK-së:
QKUK ju informon se pagat e muajit dhjetor 2018 janë të bazuara në të gjitha normat dhe dispozitat ligjore, të përcaktuara për pagën bazë, për secilin punëtor.
Të gjitha ndryshimet lidhur me kompenzimet, janë të dërguara në thesar për pagesë dhe poashtu janë të bazuara në legjislacionin në fuqi.
SH.F figuron si mjek specialist edhe pse ka kontratë tjetër, meqë sistemi kompjuterik i pagave në thesar e njeh vetën koeficientin e specialistit.
A.H ka koeficinet 7.2, paguhet sipas kontratës.
- Z. ka marrë pagën për dy muaj ( nëntor- dhjetor)
- M ka marrë pagën për dy muaj ( nëntor- dhjetor)
M.S ka marrë kompenzim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
B.B ka marrë pagën për dy muaj ( nëntor- dhjetor)
M.V. është paguar sipas kontratës që ka
E.G është paguar sipas kontratës që ka
S.SH ka marrë kompenzim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
I.B ka marrë kompenzim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
- B ka marrë kompenzim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
- C paguhet sipas kontratës që ka në fuqi
Këta koeficientë të pagave nuk janë përcaktuar nga drejtoria aktuale e SHSKUK-së, por janë të trashëguara më herët dhe janë në proces të harmonizimit.
Në kuadër të SHSKUK-së është duke punuar një grup punues, i cili po harton rregullore për sistematizimin e vendeve të punës dhe pagesave, që ka qenë edhe rekomandim i Inspektoratit të Punës.
Në këtë drejtim, do të ndihmojë edhe Ligji i ri i pagave, i cili do ta rregullojë përfundimisht çështjen e koeficientëve.
Kërkojmë mirëkuptim dhe lusim mediat që në të ardhmen të mos publikojnë listat e pagave që janë të mbrojtura me Ligj.