Vajza nga Drenasi me iniciale A.G. ka rrëfyer për herë të parë rastin e saj se si u keqpërdor nga arsimtari Shkelzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli.
Ajo ka treguar se është detyruar të nis lidhjen fillimisht me arsimtarin i cili e kishte shantazhuar. Vajza thotë se arsimtari e kishte lënë shtatzënë dhe më pas i kishte blerë barna për të kryer abortin në kushte shtëpie.
Më pas ajo e kishte lajmëruar rastin në Polici, tek hetuesi Vesel Veseli, i cili e kishte shfrytëzuar rastin për të vazhduar keqpërdorimin e saj. Pas disa muajsh marrëdhënie të detyruara, vajza kishte mbetur shtatzënë dhe në muajin e dytë thotë se ka kryer abortin tek gjinekologu Dr. Fehmi Ahmeti.
“Ka ardh më ka marr dhe më ka dërgu tek gjinekologu Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Ai e ka pagu abortin 230 euro. Kam pas shumë dhimbje pas abortit”, rrëfen ajo për Insajderin.
Vajza ka qenë 18-vjeçe kur e ka kryer abortin, por thotë se kjo nuk ishte dëshira e saj dhe ishte detyruar nga polici Veseli. Ajo ka treguar se gjinekologu nuk i ka kërkuar letërnjoftimin, ndërsa vetëm e ka pyetur për ditëlindjen dhe emrin e mbiemrin. /Gazeta Shneta/