Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Morina thotë se rroga 1,912 euro do t’ua plotësonte jetën dhe dinjitetin kirurgëve

Lajme 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ligjin e ri të pagave,  Mjeku Specialist në Kosovë do të paguhet 1,195 euro. Një pjesë e kirurgëve e kanë braktisur grevën, ndërsa një pjesë tjetër vazhdon të insistoj në koeficientin tetë. E në ministrinë e Shëndetësisë, thonë se janë duke punuar për arritjen e një marrëveshje me ta.

Edhe pse ligji i ri pagave i cili u miratua këtë të shtunë, u siguronte profesionistëve shëndetësor dyfishim të pagave, kirurgët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë të mbajnë grevë.

Përfaqësuesi i grevistëve Arbër Morina, thotë se nuk janë të kënaqur me kategorizimin që u është bërë dhe do të vazhdojnë me grevë derisa kërkesat e tyre të realizohen.

“Koeficienti 8 [i barasvlefshëm me 1,912 euro] kishte me qenë i kënaqshëm për specialistët e Kosovës, pa përjashtim terciar, sekondar apo primar. Mirëpo nuk është vetëm koeficienti 8, vlera financiare e të cilit kishte me plotësua jetën e kirurgut,  por është edhe dinjiteti dhe respekti që do të fitonte kirurgu në shoqëri”, deklaroi Arbër Morina.

Greva është ndërprerë nga kirurgët e spitaleve rajonale, si dhe nga kirurgjia torakale dhe klinika e ortopedisë. Megjithatë sipas Morinës, të gjitha klinikat e tjera kirurgjike janë duke vazhduar grevën. /telegrafi

Artikulli paraprakDr. Shemsi Veseli tregon për mungesën e barnave dhe materialeve në klinikë
Artikulli i rradhës Katër persona humbin jetën nga gripi në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.