Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Shemsi Veseli tregon për mungesën e barnave dhe materialeve në klinikë

Lajme 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe spitalet regjionale në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të disa produkteve medicinale si pasojë e të cilave pacientëve kohë pas kohe nuk mund t’u jepet shërbimi.

Mungesë më e madhe e furnizimit është vërejtur në Klinikën e Ortoprotetikës, e cila që nga muaji shtator i vitit 2018 nuk është furnizuar me material, derisa edhe klinikat tjera po ballafaqohen me mungesë të produkteve medicinale të nevojshme për trajtimin e pacientëve

Klinika e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht është duke u ballafaquar me mungesë të vitaminës D, e cila shërben për specifikimin e ndonjë diagnoze. Po ashtu sipas drejtorit të kësaj klinike, Shemsi Veseli, në klinikë ka pasur mungesa edhe të reagencave për gjëndrën tiroide.

“Momentalisht nuk kemi reagent për gjëndrën tiroide për rastet ambulantore, ndërsa për rastet e atyre që janë të hospitalizuar është paketimi i fundit dhe unë po shpresoj që brenda dy-tri ditëve vazhdimësia do të fillojë për pacientët e hospitalizuar e po ashtu do të fillojë pastaj edhe për rastet ambulantore. Na janë harxhuar edhe vitamina D, se është një analizë e shtrenjtë dhe shumë e kërkueshme. Për vitaminën D çmimi është shumë i lartë i tyre, një paketim kushton 980 euro”, ka thënë ai për “Zërin”.

Veseli ka thënë më tej se për shkak të numrit të madh të pacientëve që vijnë në këtë klinikë të marrin shërbime falas materiali u harxhohet më shpejt.

Artikulli paraprak‘Ezeli’ është plakur, ja si duket sot
Artikulli i rradhës Morina thotë se rroga 1,912 euro do t’ua plotësonte jetën dhe dinjitetin kirurgëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.