Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e huaj nuk flasin në gjuhën shqipe me pacientët, OMK paralajmëron masa

Lajme 11/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar një qarkore njoftuese për spitalet private, ku janë paralajmëruar se do të hetohen dhe gjobiten nëse mjekët e huaj që punojnë në këto institucione nuk anëtarësohen në OMK dhe nuk komunikojnë me pacientët në gjuhën shqipe. Poashtu OMK ka kërkuar që këta mjek të anëtarësohen në odë, ndryshe do të gjobiten. Llogaritet që rreth 150 mjekë të huaj punojnë ilegalisht në Kosovë

Oda e Mjekëve të Kosovës do të marr masa për mjekët e huaj që punësohen në spitalet private në Kosovë, e të cilët nuk komunikojnë në gjuhën shqipe me pacientët. Një një qarkore informuese për spitalet private, OMK deklaron se në shumë raste mjekët e huaj kanë lëshuar raporte, udhëzime apo receta në gjuhë të huaja, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne si OMK e vlerësojmë si shqetësues këtë fakt duke pas parasysh faktin se shkelen të drejtat e pacientit për informim të drejtë dhe të kuptueshëm sipas Nenit 29 të Kodit Etik të Deonologjisë Mjekësore”, thuhet në letrën e Odës e cila udhëhiqet nga kryetari Dr. Pleurat Sejdiu.

Nëse nuk respektohet ligji, atëherë OMK ka paralajmëruar spitalet private se do të iniciojnë hetime për të gjithë mjekët e huaj. Nga këta të fundit poashtu është kërkuar që të anëtarësohen në Odë, pasi një gjë të tillë e kanë të obligueshme edhe me ligj.

“Meqenëse një numër i madh i mjekëve të huaj që ushtrojnë veprimtarinë e tyre mjekësore pranë institucioneve të cilat ju i udhëhiqni nuk janë të anëtarësuar ende pranë OMK-së, ju njoftojmë se ndaj tyre do të fillohet procedura e hetimit pranë organit gjegjës të OMK-së, i cili ka të drejtë të shqiptojë gjobë ndëshkuese për çdo muaj në shumën prej 30 euro, nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm në procedurë përmbarimore”, thuhet në letrën e OMK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSa operacione kanë kryer vitin e kaluar kandidatët për drejtor të Kirurgjisë
Artikulli i rradhës Rrahet mjeku në QSUT, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.