Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ortopedët e përfaqësojnë Kosovën me flamur në kongresin e Greqisë

Lajme 13/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Megjithëse Greqia nuk e ka njohur Kosovën si shtet, kësaj radhe për dallim nga herët tjera, organizatorët e “Athens Shoulder Course”, ishin kujdesur që edhe Flamuri i Kosovës të ishte prezent në mesin e 30 shteteve pjesëmarrëse.

Në këtë kongres ku kishte pjesëmarrës, trajner dhe ligjërues nga e gjithë bota, Kosova u përfaqësua nga ortopedët specialist Dr.Qerim Kida, Dr.Agron Mahmuti dhe Dr.Lavdim Berisha, të cilët në cilësinë e delegatëve, përfaqësuan Kosovën dhe flamurin e saj.

Ortopedi Dr. Lavdim Berisha, i cili ishte pjesëmarrës në Kongresin “Athens Shoulder Course”, thotë se në këtë event, ku kishte trajner dhe ligjërues ndërkombëtar, u këmbyen informacione të shumta lidhur me trajtimin e avancuar të patologjive të krahut si dhe lidhshmëria e mirë mes pjesës teorike dhe asaj praktike, realizuar në “ Cadaver Lab” si dhe aplikimi i njohurive teorike në praktikë.

“Është kongresi i tretë që mbahet në Athinë për problemet e krahut. Për herë të parë kemi qenë 4 mjekë prej Kosovës. Realisht ne kemi qenë në këtë kongres edhe më herët, por për herë ta parë është prezantuar një Baner ku kanë qenë emrat e krejt mjekëve dhe flamujt e shteteve të cilët marrin pjesë. Çka ka qenë befasi për neve, është se për herë të parë është paraqitur flamuri i Kosovës edhe emrat tonë si pjesëmarrës të kongresit dhe kursit që është mbajtur në Athinë”, tha Berisha.

Ndryshe, në Kongresin “Athens Shoulder Course”, kanë qenë ligjërues nga shtete të ndryshme të botës, kryesisht nga SHBA, Anglia, Greqia, Franca, Italia, Sllovenia, Norvegjia, Turqia ndërsa shtetet tjera kanë qenë kryesisht pjesëmarrës.

Artikulli paraprakPak para lindjes, Kaltrina bën një veprim të çuditshëm
Artikulli i rradhës Bajamet tek fëmijët: A guxojmë t’i largojmë me lehtësi?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.