Shkruan: Prof Tritan Kalo
Mbrëmë njëri prej kolegëve tanë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive ndërsa po jepte ndihmesën e tij në Urgjencën e këtij Shërbimi, u godit nga një individ i padenjë për emrin qytetar i Republikës së Shqipërisë.
NUKU është hera e parë që bluzat e bardha agresohen në krye të detyrës.
POLITIKAT e prapështa të këtyre 28 viteve DEMON-KRACI, e kanë nxjerë personelin mjeksor në përgjithsi dhe mjekun në veçanti, në linjën e parë të përballjes me tallazet e halleve të një shoqërie në tranzicion.
Shoqëria e jonë më lehtë e ka të dhunojë një mjek, një infermjer, një laborant, një teknik imazherije për të shfryrë mllefin nga brengat e halleve të tija të përditëshme, se sa t’i adresojë e t’i shryjë ato ndaj krijuesve të tyre, POLITIQENËRVE tanë të pa përgjegjeshëm dhe të paaftë, për ta nxjerë vendin nga honi ku ata e zhytën që prej 22 Marsit 1992.
MJEKËT janë bijtë e bijat tuaja, që pavarësisht vështirësive të punës ju gjinden me mijra e mijra të sëmurëve kudo ku lypet kontributi i tyre.
NËSE ndonjëri prej nesh e ndyen emrin e mirë të MANTELBARDHIT, ka organizma ku ju mundet të adresoni pakënaqësitë tuaja ndaj tyre.
PËRSE ju qytetarë të këtij vendi kontribuoni me dhunën tuaj në shtimin e vështrirësive të ushtrimit të profesionit më fisnik të njerzimit.
NËSE e doni sado pak veten tuaj, Ku dhe nga Kush do të mjekoheni në të ardhmen nëse të gjithë mjekët e infermjerët do të marin udhët e mërgimit???
Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” DUHET t’i rikthehet urgjentisht statusi që ka patur para vitit 2000, atë të një “Objekti të rëndësisë së veçantë”, dhe sigurimin e qetësisë e rendit në të ta rimarë në dorë Policia e Shtetit, dhe jo gjithfarë policish private të pa mirë-trajnuara dhe të pa mirë-pajisura për përballimin e situatave të vështira.
Dhuna ndaj mjekëvë dhe personelit mjeksor urgjentisht të klasifikohet si vepër e rëndë penale, dhe ky Nen të futet urgjentisht për aprovim në Seancën e Ardhëshme Parlamentare. STOP DHUNËS ndaj MJEKËVE!!!