Kolegjiumet kirurgjike të QKUK-së dhe Institutet paraklinike kanë dal me një deklaratë për media lidhur me pezullimin e grevës e cila kishte nisur para rreth 2 muajsh.
Kirurgët kanë deklaruar se greva pezullohet deri më datën 6 maj të këtij viti, në mënyrë që t’iu jepet mundësi institucioneve që t’i plotësojnë kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
“Të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019, në mënyrë që të të jepet hapësira e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të refelektojnë dhe t’i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë ( ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019)”, thuhet në këtë deklaratë.
“Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjen e koeficientit në Ligjin për Paga do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon”, përfundon deklarata. /Gazeta Shneta/