Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurokirurgu Avdyli kërkon të ndalohet puna për mjekët në spitale private

Lajme 16/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka rrezikuar të dal kundër kolegëve të tij duke kërkuar që të ndalohet puna e mjekëve në institucione publike dhe private.

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku Avdyli është anëtar, ai ka propozuar dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga deputetët tjerë si dhe nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, që të implementohet kjo ide pasi sipas tij nuk mund të ketë reforma në shëndetësi nëse mjekët vazhdojnë të punojnë në spitale publike paradite e pasdite në spitale private, shkruan Gazeta Shneta.

“Nuk mundemi me këtë gjendje të shëndetësisë, me pas përmirësim nëse vazhdojna me punu në sektorin publik dhe privat në të njëjtën kohë. E di që shumë kolegë të mi kanë me më kritiku pse po e ngriti këtë çështje, sepse na prek të gjithëve në xhep”.

“Mendoj se tash me miratimin e ligjit të pagave, duhet të angazhohemi edhe për krijijmin e një fondi të performancës, kështu që do të jetë e pakuptueshme që ne si mjek të kërkojmë paga të larta në sektorin publik dhe në të njëjtën kohë të punojmë në spitale private”, ka thënë Avdyli.

Ai ka theksuar se më herët nuk ka qenë për këtë ide. “Unë nuk e kam pas këtë mendim përpara, kam qenë sikurse ata doktorat që kritikojnë për këtë cështje, por me paga 540 euro ka qenë e padrejtë t’ia thuash mjekut mos shko në privat”.

“Por me miratimin e ligjit për paga, krijimin e një fondi për performancë si dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, duhet të ndahet edhe sektori publik nga ai privat sepse ndryshe nuk do të ketë reforma në shëndetësi. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për ta bërë këtë”, ka deklaruar Avdyli.

Kujtojmë se vite më parë ishte ndërmarr një iniciativë për t’ua ndaluar punën mjekëve në spitale private dhe publike, por Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të mjekëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhjetë ushqimet që ndihmojnë shëndetin e burrave
Artikulli i rradhës Kirurgu nga Peja suspendohet nën dyshimin për ngacmim seksual

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.