Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas rastit të Ahmetit, ordinancat private ‘frikësohen’ të kryejnë aborte

Lajme 26/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Salla numër 16 është në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike një sallë e vogël ku kryhen abortet. Në hyrje të kësaj salle në mur është e vendosur një fotografi ku pasqyrohet periudha e shtatzënisë te një grua. Ndonëse këtu kryhen aborte, në këtë fotografi thuhet se “Vendi më i mirë për rritjen e foshnjës tuaj është brenda jush”

Jakup Ismajli, obstetër gjinekolog, si dhe ushtrues detyre i shefit të ambulancave të pranimit dhe planifikimit familjar, thotë për “HUMAN” se kryesisht në këtë klinikë numri më i madh i aborteve kryhet nga gratë të cilat kanë më shumë se dy fëmijë.

Para se të kryhet një abort, fillimisht pacientja duhet të jetë në dijeni për pasojat dhe komplikimet që mund të ketë, për krizat psikike dhe emocionale. E për këtë, kohë kanë për të menduar një apo dy ditë.

Ismajli thekson se pas javës së dhjetë abortet mund të kryhen deri në javën e 22-të, mirëpo të tilla bëhen vetëm në rast të indikacioneve shëndetësore qoftë nga nëna apo fryti. Vetëm në vitin 2019, në këtë klinikë për periudhën janar-shkurt, janë kryer gjithsej 19 aborte.

Për të kryer një abort, duhet të bëhet një pagesë prej 40 eurosh. Sipas punonjësve të kësaj klinike ka raste të shumta që gratë shkojnë për të kryer abort, por pastaj vendosin ta mbajnë foshnjën. Përveç, aborteve të cilat bëhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumë prej tyre bëhen edhe në ordinanca gjinekologjike private.

Çështja e abortit këto ditë është riaktualizuar kur një vajzë nga Drenasi nga personi i cili u keqtrajtua seksualisht u detyrua të abortonte foshnjën në javën e dhjetë nga doktor Fehmi Ahmeti në ordinancën e tij “Kestrina”, e cila nuk ishte e licencuar. Për shkak të shkeljeve ligjore, tani qëndron e mbyllur.

Në mbrojtje të kolegut të tyre kishte dalë edhe Shoqata e Gjinekologëve të Kosovës. Ata përmes një komunikate kanë thënë se Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë.

Mirëpo, se kjo ordinancë nuk ka pasur licencë kur është kryer aborti, e thotë edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Ndërprerje e shtatzënisë me dhunë apo abort, këto ditë është bërë edhe nga 28-vjeçari nga Gjilani, Sh.H., i cili dyshohet se për pesë muaj ka ushtruar dhunë dhe presion psikologjik ndaj bashkëshortes së tij A.R., me të cilën kanë pak muaj martesë, duke e detyruar që ta abortojë foshnjën disa muajsh në një ordinancë gjinekologjike në Maqedoni.

Për dallim nga këto raste, disa ordinanca private gjinekologjike nuk kanë pranuar të kryejnë abortin në javën e 11-të dhe 12-të. Madje referojnë që ky intervenim për shkaqe të sigurisë dhe komplikimeve që mund të sjellë të kryhet në QKUK.

Artikulli paraprakSi u akuzuan mjekët për vdekjen e punëtorit, familjari: Mjeku tha a po don me ja ngjit dorën
Artikulli i rradhës Reagimi i kryeinfermierit të Reumatologjisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.