Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova paguan deri 100 mijë euro për të shkolluar një mjek, Gjermania ia merr falas

Lajme 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A e dini se për ta përgatitur një mjek, buxhetit të Kosovës i kushton hiq më pak se 100 mijë euro? Nga dita e parë e studimeve deri në diplomim, kaq para shpenzohen për paga të profesorëve, material laboratorik, infrastrukturë e shpenzime tjera të domosdoshme për një studentë që do ta marr titullin doktor.

Pak kush ka llogaritur këtë. Por, 130 kuadro të tilla të profesionistësh për të cilat shpenzohen para të majme vetëm për një vit kanë ikur nga Kosova. Këtë e konfirmojnë në Odën e Mjekëve të Kosovës dhe Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë. Në këtë të fundit kanë bërë edhe llogaritë se sa e vështirë është përgatitja e një kuadri mjekësor.

Sipas prodekanes për çështje financiare në Fakultetin e Mjekësisë, Gloria Staka, në shumën prej 100 mijë eurove, sa është kostoja e “prodhimit” të një mjeku, për gjashtë vite, përfshihen disa elemente.

“Gjatësia  e kohës se studimeve (6 vite), pagat e profesorëve dhe asistenteve,  pajisjet laboratorike,  materiali laboratorik dhe shëndetësor i shpenzuar gjatë ushtrimeve laboratorike dhe klinike,  mirëmbajtja e infrastrukturës si dhe shpenzimet komunale janë disa nga elementet që përfshijnë në këtë shumë”, ka thënë Staka për gazetën inFokus.

Mirëpo, pas të gjitha këtyre shpenzimeve, institucionet e Kosovës nuk po arrijnë ti mbajnë kuadrot brenda vendit.

Numri i mjekëve që po e braktisin Kosovën, çdo vit është duke u rritur. Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu. “Nga periudha e marsit të vitit ta kaluar e deri në këtë muaj 130 mjekë kanë kërkuar vërtetim që të largohen  nga Kosova” ka deklaruar Pleurat Sejdiu.

Sipas Sejdiut ekzistojnë disa faktorë se pse numri i mjekëve që po largohen nga Kosova është i lartë.

“Nëse i  ndajmë me 100 për qind, për mbi 75 për qind janë kushtet e punës dhe të punësimit  edhe 25 për qind janë rrogat. Kushtet për punë janë të pakënaqshme, mundësia e avancimit, niveli i pagës janë disa nga faktorët që po ndikojnë në largimin e mjekëve nga Kosova”, tregon Sejdiu për gazetën inFokus.

Ai ka një shqetësim të madh nëse vazhdojnë të ikin kuadrot mjekësore me këtë ritëm.

“Problemi është se ne edhe ashtu tani  në institucionet publike kemi moshën mesatare shumë të vjetër  sidomos të mjekët specialist, dhe  vjen puna që mas 10 vjetëve nuk kemi me pas staf për zëvendësime, se shumica e mjekëve të cilët momentalisht janë specialistë janë mbi moshë 50 vjeçare”, pohon Sejdiu.

Ndërsa  sipas kryetarit të  Federatës se Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla kërkesa e mjekeve të Kosovës për tu larguar është më madhe në vendet gjermano-folëse.

“Në bazë të hulumtim që kemi bërë në vitin 2013 numri  ka qene afro 400 por me siguri ky numër është rritë, sidomos vitet e fundit. Por ajo çka është e vërtet se kërkesa është shumë e madhe  sidomos për vendet e gjermano-folëse”, ka thënë Syla për gazetën inFokus.

Sipas tij studentët të cilët janë në prag të përfundimit të mjekësisë apo edhe mjekë të sapo diplomuar veç  po përgatiten që të largohen nga Kosova.

Ai ka shpresë që situata të përmirësohet me ndryshimet e fundit në Ligjin për Pagat, i cili u garanton paga më të larta të punësuare në sistemin shëndetësor.

“Rritja e koeficienteve po shpresojmë qe ka  me ulë numrin e të interesuarve për të shkuar jashtë vendit”, shpreson Syla.

Në bazë të Ligjit të Punës, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 3 shkurt të këtij viti, koeficienti i pagave të mjekëve është rritur.

Mjekët specialist ku përfshihen:  ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita  të ngjashme në shëndetësi, në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, do të paguhen me koeficientin 5.00 =  1195 euro. Mjek specialist të mjekësisë familjare do të paguhen me koeficientin 4.50 =1075.5 euro.

Ndërsa mjeket në specializim, në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës do të paguhen 3.65 = 872.35./Gazeta inFokus/

Artikulli paraprakAdelina Ismaili përlotet në emision, deshi të tërhiqej nga muzika pas lindjes së djalit
Artikulli i rradhës Mjekët ia hoqën beben nga barku dhe ia vendosën sërish nënës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.