Gjatë mesditës së sotme është goditur në ambientet e punës mjek i spitalit të Lezhes, dermatologu Zef Doda.
Ai është goditur nga i afërmi i një pacienti, ndërsa ka marrë dhe dëmtime të shumta në trup.
Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare ndaj pritet që të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.



