Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologu i akuzuar në rastin “Stenta”, anëtarësohet në Vetëvendosje

Lajme 10/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Irfan Daullxhiu, kardiologu i akuzuar në një nga skandalet më të mëdha në shëndetësi të njohur si rasti “Stenta”, i ka hyrë politikës.

Daullxhiu, i cili sipas një raportimi të Gazetës “Zëri” akuzohet se ka marr rreth 900 euro ryshfet pasi ka referuar pacientë nga QKUK për në spitale private për të vendosur stenta, është anëtarësuar në VV gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Shneta.

Njoftimin për këtë e ka dhënë vet kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e ka ngritur mjekun në qiell. Madje ka thënë se Vetëvendosjes do t’i forcohet zemra me anëtarësinë e Daullxhiut.

“Qytetar i Prizrenit, student i Sarajevës, specializant i Zagrebit, Dr.Irfan Daullxhiu është kardiolog i mirënjohur i Kosovës. Ai sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE! dhe bashkë me kryetarin e Prizrenit, Myhaher Haskukën, i dëshiruam mirëseardhje. Dr.Daullxhiu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, i cili ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare profesionale dhe ka publikime të shumta në revista të huaja shkencore. Me Dr.Irfanin Lëvizjes i forcohet zemra”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se rasti “Stenta 2” ku janë të akuzuar rreth 40 kardiolog, përfshirë edhe Daullxhiun, ende nuk ka përfunduar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMot me diell vetëm edhe sot, nga nesër do kemi borë e shi
Artikulli i rradhës Cili është vaji më i shëndetshëm për gatim

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.