Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërkesë modeste e pastruesve të QMF-ve: 4 për qind rritje të pagave

Lajme 12/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rritje të pagave prej 4 për qind dhe kthimi nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës, janë kërkesat kryesore të punëtorëve teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe punëtorëve teknikë në 6 shkolla të kryeqytetit, të cilët sot kanë mbajtur grevë njëditore.

Në rast të mos plotësimit të këtyre kërkesave, ata paralajmërojnë se greva do të përshkallëzohet, duke mos e përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

Këta punëtorë deri në vitin 2009 kanë qenë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës, por nga ai vit kanë kaluar në kompani private, e për çka ata thonë se edhe atëherë kanë qenë kundër.

Janë rreth 50 punëtorë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare që sot kanë mbajtur grevë, ndërkohë që në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë 10 punëtorë që sot ani pse kanë qenë në vendin e punës nuk kanë punuar.

Punëtorja teknike në këtë qendër, Gjyla Sopi, ka thënë se po kërkojnë vetëm të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë.

“Sikur krejt punëtorët që kanë kërkuar rritje të pagave, edhe ne kemi dalë për të kërkuar rritjen e pagave, meqë kemi shumë punë dhe neve komuna na ka kthyer me kompani private, ne gjithmonë kemi kërkuar prej Shpendit, kryetarit të Komunës, të na kthejnë nën menaxhimin e Komunës. Disa herë Shpendi na është përgjigjur, por nuk ka pasur mundësi të na kthejë, na kanë premtuar se duhet me u kthye. Të ardhurat i kemi shumë të vogla, i kemi 240 euro na duam me na barazuar me krejt higjienat që janë nëpër fshatra”, deklaroi ajo për Kosovapress.

Artikulli paraprakLinda publikon fotografitë e shtatzënisë pasi solli në jetë vajzën
Artikulli i rradhës Jua them unë kush i dhunon mjekët!

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.