Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jua them unë kush i dhunon mjekët!

Lajme 12/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Eglantina Bardhi

Viktimizimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj situatës së dhunës ndaj mjekëve është po aq e shëmtuar sa e një të dehuri që qëllon pa mëshirë një mjek në detyrë. Në këtë rast Ministria është ose e dehur, ose e pafytyrë që bën mbrojtësin. Por, dhunuesi i vërtetë ndaj mjekëve është vetë ajo.

Më lejoni t’i kujtoj Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrtarëve të saj se mjekët, madje edhe profesorët, kanë frikë në palcë të dalin në media e të flasin për problemet e tyre. Maje edhe më keq: thjesht të flasin për sistemin shëndetësor. Menjëherë, makineria e propagandës dhe e terrorit të Ministrisë merr në telefon dhe i kërcënon, madje i paralajmëron që të mos hapin gojë. Sus! Kështu thuhet në gjuhën anadolle.

Sot u paska dalë në krah!

Po ndaj kujt e ka Ministria këtë luftë? Ndaj kujt del në protestë? A nuk është kjo Ministri që harton politika shëndetësore dhe rregullon sistemin që mjekët të mos rrihen dhe pacientët të marrin shërbim.

Kush qenka fajtori këtu? Populli? Kazani?

Taksapaguesit që paguajnë siguracione shëndetësore çdo muaj, por në këmbim nuk marrin as edhe një analizë urine falas? Më lini t’jua them unë kush është fajtori.

Nëse ka një fajtor në këtë situatë, është pikërisht Ministria dhe politikat që e kanë degraduar kaq shumë mjekun, i cili fut dorën ne xhepin e pacientit, bën 5 punë për të fituar më shumë dhe, më e shëmtuara, mbush receta për të marrë përqindje nga firmat farmaceutike.

Mjekët janë pjesë e këtij sistemi të shëmtuar që ndërtuat ju, fajtorë jeni ju,  pra qeveritë që tallen me bluzën e bardhë të mjekut, dhe arrijmë në këtë degradim total. Mjekët kanë nevojë për paga më të mira, për kushte pune më të mira, për vlerësim dhe dinjitet. Këto jua keni marrë ju, ndaj mos bëni sikur po i ndihmoni, se vetëm po i përbaltni më shumë kur bëni sikur jeni përkrahë tyre.

Hipokritë!

Artikulli paraprakKërkesë modeste e pastruesve të QMF-ve: 4 për qind rritje të pagave
Artikulli i rradhës Ilaçet e falsifikuara vrasin mbi 250 mijë fëmijë çdo vit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.