Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet vëllimi i punës tek ‘damarët’ e QKUK’së

Lajme 17/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Vaskulare, përmes një njoftimi për media, ka informuar se ka rritur vëllimin e saj të punës këtë vit.

Në njoftimin e shpërndarë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, thuhet se në këtë klinikë kanë filluar të aplikohen edhe intervenime shumë specifike, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

“Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka rritur dukshëm vëllimin e punës, që ka ndikuar edhe në shtim të numrit të operacioneve. Në këtë klinikë, përveç operacioneve të rëndomta, po kryhen edhe operacione specifike.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, dr. Hajriz Rudari, thotë se në këtë klinikë ka filluar rritja e numrit të operacioneve, krahasuar me vitin e kaluar, me një përqindje më të madhe.

Sipas tij, përveç kësaj, po punohet që pacientët të mos kërkojnë trajtim jashtë vendit, për rastet, të cilat mund të kryhen edhe në QKUK.

“Edhe kushtet kanë filluar të përmirësohen, prandaj pacientët mos të hezitojnë të vijnë dhe të kërkojnë shërbimin. Në bazë të statistikave, kemi kryer 80 operacione më shumë, për të njëjtën kohë, sesa në dy muajt e parë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2018, janë kryer 100 operacione, kurse në këtë vit, për periudhë të njëjtë kohore, janë realizuar 180” theksoi drejtori Rudari.

Ai thotë se tashmë puna është lehtësuar, meqë ka ardhur edhe ultrazëri i ri, i cili ka një rol jashtëzakonisht të madh në trajtimin e rasteve.

Një nga operacionet e fundit specifike që është kryer me sukses, është edhe operacioni tek një paciente e moshuar, tek e cila është kryer bypass arteria e poplitealis në këmbën e majtë.

Dr. Luzim Vokrri, i cili ka kryer operacionin bashkë me ekipin mjekësor të kirurgjisë vaskulare dhe ata të Klinikës së Anestezionit, u shpreh se ky operacion është bërë me mjaft sukses tek një paciente e moshuar, e cila, krahas mbylljes së arterieve të gjakut në ekstremitetet e poshtme, në këmbë, ka edhe sëmundje tjera shoqëruese .

“Pacientja është diabetike, ka diabet më shumë se 30 vjet, në momentin kur ka ardhur tek ne, ka ardhur në stadin e katërt të sëmundjes. Domethënë, në këmbën e majtë ka pasur plagë, ndërsa në gishtin e këmbës së majtë ka pasur gangrenë, domethënë është stadi përfundimtar, kur indet e buta pothuajse vdesin” u shpreh dr. Vokrri.

Sipas tij, për operacion është vendosur pasiqë enët e gjakut, prej gjurit deri të zogu i këmbëve, ishin të mbyllura dhe ishte vendosur të bëhet bypass.

Ai thekson se tani pacientja gëzon shëndet të mirë dhe nëse nuk do ta realizohej bypass, është dashur t’i bëhej prerja e këmbës deri në gju.

Pacientja më parë ishte vizituar edhe tek mjekët në Shkup, të cilët i kishin thënë se nuk kishte zgjidhej tjetër, përveç amputimit të këmbës.”

Artikulli paraprakKjo është sëmundja e puthjes që prek të rinjtë 15-25 vjeç
Artikulli i rradhës Spitali i Ferizajt me një tjetër risi, kryhet për herë të parë proteza e gjurit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.