Drejtoria e përgjithshme e SHSKUK-së ka reaguar ndaj drejtorit të Klinikës së ORL-së, Hajdin Thaçi, i cili u ankua se nuk ishte përkrahur nga menaxhmenti për blerjen e pajisjeve dhe se drejtori i përgjithshëm i përkrah vetëm klinikat për të cilat ka simpati.
SHSKUK ka reaguar duke e konsideruar deklaratën e Thaçit si keqinformim të publikut, shkruan Gazeta Shneta.
“Në lidhje me keqinformimet e bëra nga ana e drejtorit të Klinikës së Otorinolaringologjisë, dr. Hajdin Thaçi se Klinika ORL-së nuk është mbështetur, Zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK, njofton se në vitin 2018 jane blerē:
2 aspiratorë kirurgjik
1 Electrosurgical Unit ëith trolley,
1 Timpanometer. Është në procedurë të nënshkrimit të kontratës pajisja në vlerë prej 100 000 euro, pra pajisja FESS. Edhe këtë vit në procedurë janë blera e audiometrave dhe timpanometrave”, thuhet në reagim.
Thaçi ka deklaruar se për t’u furnizuar me pajisje klinikat përzgjidhen sipas drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Reagon SHSKUK: Thaçi keqinformoi, kemi blerë 4 pajisje për ORL-në

“Secili drejtor që vjen në QKUK, ai ia jep mundësinë shumë më tepër klinikës nga e cila ka ardhur për ta kompletuar me instrumentarium dhe me pajisje. Janë 37 klinika dhe nëse ne jemi në simpatinë e drejtorit ekzekutiv mundemi të pajisemi me diçka. Prej vitit 2007 është premtuar decentralizimi, i cili do të thotë që secila Klinikë të ketë një pavarësi në vete, duke e gëzuar një lloj buxheti. Derisa është premtuar decentralizimi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mjerisht ka ndodhur ajo që quhet centralizim i çeliktë, ku një njeri gëzon të gjitha mjetet dhe vendos nga t’i dërgojë ato mjete, duke mos pasur parasysh shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe të të rriturve”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/