Sfida më e madhe e prindërve kur të bëhen me fëmijë është pa dyshim koha e gjumit.
Sipas shumë gjetjeve studimore, është zbuluar se “rehatia” e gjumit do ju shtyhet për 6 vite, shkruan Mom.me, përcjellë GazetaShneta.
Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Ëarëick u zbulua se në mesin e 4600 prindërve, nënat humbasin 1 orë gjumë në 3 muajt e parë pas lindjes, kurse baballarët heqin nga koha e tyre e gjumit vetëm 13 minuta.
Kjo dëshmon se mënat janë më të privuara nga gjumi në krahasim me baballarët derisa fëmija të mbush 6-vjeç.
Kurse, pasi fëmija të ketë nisuar shkollën, sipas studimit, nënat humbasin 22 minuta gjumë çdo natë. Në anën tjetër, baballarët gjatë kësaj kohë sakrifikojnë vetëm 14 minutat.
Arsyeja pse shqetësimet vazhdojnë edhe pasi fëmijët të arrinjjë një moshë më solidë, ata kanë shqetësime tjera si gripi apo makthi gjatë natës. Dhe këto gjëra pa dyshim se shqetësojnë edhe nënat kur flenë. /GazetaShneta/