Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohet raporti për zbatimin e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë

Lajme 02/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi për Menaxhim Strategjik (GMS) i Ministrisë së Shëndetësisë ka miratuar Raportin vjetor të Monitorimit dhe Vleresimit të zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021.

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë, është dokumenti i parë i MSh-së me kornizë logjike dhe me indikatorë specifikë, të matshëm, të arritshëm dhe relevantë, përmes të cilëve matet përparimi drejt arritjes së objektivave të përcaktuara, ndërsa Monitorimi dhe Vlerësimi si kulturë pune dhe mekanizëm i instaluar për herë të parë nga MSh-ja, është sistem me metodologji, mjete dhe instrumente të qarta përmes së cilës matet zbatueshmëria e SSSh-së deri në vitin 2021, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

MSh monitorin dhe vlerëson zbatimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore

Grupi për Menaxhim Strategjik (GMS) i Ministrisë së Shëndetësisë ka miratuar Raportin vjetor të Monitorimit dhe Vleresimit të zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021.

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë, është dokumenti i parë i MSh-së me kornizë logjike dhe me indikatorë specifikë, të matshëm, të arritshëm dhe relevantë, përmes të cilëve matet përparimi drejt arritjes së objektivave të përcaktuara, ndërsa Monitorimi dhe Vlerësimi si kulturë pune dhe mekanizëm i instaluar për herë të parë nga MSh-ja, është sistem me metodologji, mjete dhe instrumente të qarta përmes së cilës matet zbatueshmëria e SSSh-së deri në vitin 2021.

Raporti Vjetor i M&V-së paraqet mbledhjen e të dhënave, analizën e tyre dhe ofron rekomandime për përmirësimin e performancës në zbatimin e SSSh-së, duke u bazuar në dëshmi, të cilat do të ndihmojnë në orientimin e politikave shëndetësore

Raporti i miratuar nga GMS paraqet të dhënat e analizuara të indikatorëve për periudhën raportuese Janar-Dhjetor 2017, kurse faza e zbatimit të procesit të Monitorimit dhe Vlerësimit ka filluar në vitin 2018.

Në ndërkohë, janë në raportim e sipër indikatorët dhe hartimi i Raportit të Monitorimit dhe Vlerësimit për vitin 2018, i cili pritet të publikohet në mesin e këtij viti.

Procesi i monitorimit dhe vlerësimit shfytëzon mekanizmat si Formularët e Indikatorit, Matricën e M&V-së, Matricën e menaxhimit të riskut dhe Formularët e analizës së indikatorëve.

Në raportin e parë të Monitorimit dhe Vlerësimit janë analizuar gjithsej 50 (pesëdhjetë) indikatorë për periudhën kohore Janar– Dhjetor 2017, ndërsa procesi i MV është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut përmes Programit të Mbështetjes për Shëndetësinë në Kosovë – KSV / 017.

Artikulli paraprakBajraktari flet për studimin e vdekjeve në Kardiologji, mohon të ketë referuar pacientë jashtë
Artikulli i rradhës 4 shenjat që nuk duhet të injoroni në lidhje me shëndetin intim

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.