Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu afrikan kapet duke punuar pa licencë në Klinikën Gjermane në Kosovë

Lajme 05/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor ka kapur një gjinekolog afrikan me nënshtetësi gjermane duke punuar pa licencë në Kosovë. Mjekut i është ndaluar puna ndërsa ai dhe klinika “Deutsche Frauenklinik” janë gjobitur nga Inspektorati

Inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor shkuan në një inspektim të rregullt në Spitalin Special Gjinekologjik me Obstetrikë “Deutsche Frauenklinik” në Prishtinë më datën 25 shkurt të këtij viti.

Funksionimi i këtij spitali do të ishte në rregull, nëse nuk do të punonte pa licencë një mjek afrikan me nënshtetësi gjermane. Dr. Oumar Camara është zënë duke punuar pa dokumentet e nevojshme për të ushtruar funksionin e tij në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Kryeinspektorja e ISH-së, Dr. Ardita Baraku, ka treguar se mjeku kishte kryer dy operacione gjatë kohës sa ishte duke punuar pa licencë.

“Gjatë inspektimit ISh ka konstatuar se në këtë institucion kishte ofruar shërbim shëndetësor mjeku jo-kosovar Dr. Oumar Camara, gjinekolog, me nënshtetësi Gjermane, pa leje të punës nga MSh. Në bazë të shënimeve në regjistrin e pacientëve  në ditën e inspektimit, ISh ka konstatuar për dy raste  të ofrimit të shërbimit shëndetësor nga mjeku O.C në këtë institucion”, ka deklaruar Baraku.

Ajo ka bërë të ditur se atij i është ndaluar puna, ndërsa është gjobitur ai dhe pronari i këtij institucioni. “Mjekut i është ndaluar ofrimi i shërbimit shëndetësor deri në licencim nga MSh. Gjithashtu, mjeku (O.C) është gjobitur, sikur edhe  pronari i institucionit “Deutsche Frauenklinik” , Dr.Naim Shabani”, thuhet në përgjigjen e Kryeinspektores.

Gazeta ka provuar të marr një deklaratë edhe nga zyrtarët e këtij spitali, por ata nuk janë përgjigjur në email. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMe këto imazhe moderatorja shqiptare tregon se si i shkon jeta pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës 15 stilime për flokë të gjata për ditën e martesës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.