Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja 32 vjeçare që vdiq pas lindjes, familjarët akuzojnë mjekët për trajtim jo të duhur

Lajme 14/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ajo ishte nisur me urgjencë për në QKUK nga Spitali i Gjakovës, me arsyetimin për lindje të parakohshme. Por, menjëherë pas lindjes, gjendja e Drilona Lleshi-Morina, 32 vjeçare, do të komplikohej, derisa tri operime i ka bërë për 5 ditë.

Derisa, familjarët thonë edhe pas dy javësh nga vdekja e Drilonës, nuk dinë shkaktarët e vdekjes, e cila ka lënë pas vetes një fëmijë të porsalindur.

Akuzat drejtohen nga gjinekologu dhe më pastaj edhe ndaj spitalit në Gjakovë dhe QKUK-së.  Marigona Lleshi, motra e së ndjerës, thotë se mjekët në QKUK, futjen në operim të Drilonës e kishin arsyetuar me heqjen e mitrës, përmes së cilës tentohej të ndalej gjakderdhja, por ajo nuk u hoq asnjëherë.

Në anën tjetër, gjinekologu Hasan Mangjuka, që e trajtoi gjatë shtatzënisë të ndjerën, tha se nuk kishte vërejtur ndonjë komplikim shëndetësor. Drejtuesit e spitalit të Gjakovës thonë se Drilonën e kishin nisur me urgjencë për në QKUK, pasi dyshonin se ishte nisur një lindje para kohe.

 Ndërsa, QKUK ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se përkundër kujdesit maksimal nga ana e stafit mjekësor, pacientja nuk kishte arritur të mbijetojë.

“Pas përkeqësimit të gjendjes, konsiliumi i mjekëve të Klinikës së Gjinekologjisë ka vendosur që ta operojë për herë të dytë pacienten, ku pas operacionit i janë ndalur gjakderdhjet. Përkundër përkujdesjes maksimale nga stafi mjekësor, pacientes sërish i përkeqësohet gjendja dhe dërgohet në mjekimin intensiv qendror. Ekipi i mjekimit intensiv qendror ndërmerr të gjitha masat e nevojshme reanimatore dhe pacientja prapë operohet nga gjinekologët, urologët dhe kirurgët vaskularë. Mitra nuk është larguar sepse nuk ka pasur indikacione, pra nuk ka pasur gjakderdhje”, thuhet në përgjigjen e QKUK’së.

Familja e të ndjerës tanimë kanë deponuar një deklaratë në Policinë e shtetit, ndaj mjekëve të QKUK-së të cilët e trajtuan Drilonën.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me prokurorinë janë duke e trajtuar këtë rast./ GazetaExpress/

Artikulli paraprakDiellza Kolgeci tregon barkun e rrumbullakosur, ja edhe sa javë do të lind
Artikulli i rradhës Faktet vaginale: 10 gjëra që duhet të dini rreth organit tuaj gjenital

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.