Studiuesit nga Universiteti i Tel Aviv-it thonë se ky zbulim i tyre do të hap rrugë për avancime të mëtejme në transplantimin e zemrës.
Shkencëtarët izraelitë, arritën të konstruktojnë një zemër 3D me inde të njeriut brenda, duke e quajtuar si zbulimin më të madh mjekësor. Ndërsa ende shihet si një qëllim i largët, shkencëtarët shpresojnë një ditë të jenë në gjendje të prodhojnë zemra të përshtatshme për transplantim në njerëz, dhe për rigjenerimin e zemrave të dëmtuara.
Zemra e prodhuar nga studiuesit në Universitetin e Tel Aviv është në madhësinë e një lepuri. Ajo shënoi “herën e parë që dikush kudo ka projektuar me sukses dhe ka shtypur një zemër të plotë të mbushur me qeliza, enët e gjakut, barkushet dhe dhomat”, tha Tal Dvir, i cili udhëhoqi këtë projekt.
“Njerëzit kanë arritur të printojnë në teknologjinë 3D strukturën e një zemre në të kaluarën, por jo me qeliza ose me enët e gjakut”, tha ai.
Studiuesit tani duhet t’u mësojnë zemrave të konstruktuara “të sillen” si ato reale. Qelizat aktualisht janë në gjendje të kontraktojnë, por ende nuk kanë aftësinë për të pompuar gjakun. ‘’Pastaj ata planifikojnë të transplantojnë ato në modele të kafshëve, për rreth një vit’’, shtoi Dr. Dvir.
“Ndoshta, në 10 vjet, do të ketë printerë të organeve në spitalet më të mira në botë, dhe këto procedura do të zhvillohen në mënyrë rutinore”, tha ai.
Sëmundja kardiovaskulare është shkaku kryesor i vdekjes në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe transplantet aktualisht janë opsioni i vetëm në dispozicion për pacientët në rastet më të këqija. Por numri i donatorëve është i kufizuar dhe shumë vdesin derisa janë në pritje të transplantimit.
Kur ata përfitojnë nga një donator, ata mund të bien viktimë e trupave të tyre që refuzojnë transplantin – një problem që studiuesit kërkojnë të kapërcejnë. Hulumtimi i tyre përfshinte marrjen e një biopsie të indeve yndyrore nga pacientët që u përdorën në zhvillimin e “bojës” për printimin 3D.
Teknologjia është zhvilluar për të përfshirë printime 3D të çdo gjëje./Gazeta Shneta/