Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë lindin rrugës për në Gjilan, pasi në spitalin e Kamenicës nuk ka asnjë gjinekolog

Lajme 16/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kohë më parë, Shezije Morina, ka lindur dy fëmijët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, derisa funksionalizimin e shërbimit të maternitetit e sheh si diçka shumë të nevojshme.

E, njëjtë mendon edhe Hanife Berisha. Ajo thotë se për çdo kontrolle detyrohen të shkojnë në spitalin e Gjilanit.

Krejt çfarë ka mbetur brenda këtij korridori në Shërbimin e Maternitetit, janë disa fotografi ku tregohen shenjat e rrezikut gjatë shtatzënisë.

Mënyra e të ushqyerit me gji për foshnjën, janë disa informacione tjera që kanë mbetur të vendosura në muret e këtij objekti.

Ndërkaq, Ylber Thaçi, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kamenicë, thotë se nuk kanë kuadro të mjaftueshëm për të mbajtur në funksion maternitetin. Thaçi tregon se për të pranuar një gjinekolog kanë hapur edhe konkurse. Mirëpo një konkurs i tillë ka dështuar, pasi nuk është paraqitur askush.

Ndërkohë, sipas udhëzimit administrative nr.08/2017 për Organizimin, strukturën dhe përcaktimin e shërbimeve e veprimtarisë së Institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor, neni 14, pika 2, obligon që në QKMF ku funksionojnë maternitetet, është I domosdoshëm Gjinekologu dhe Neonatologu ose Pediatri.

Më tutje, Thaçi, thotë se më herët kanë pasur një marrëveshjeje me spitalin e Gjilanit ku për një kohë të caktuar merrnin nga një gjinekolog, por për shkak të një problemi është ndërprerë bashkëpunimi mes tyre.

Ditë më parë, në Kamenicë ka ndodhur një lindje jo e zakonshme ku në tregun e këtij qyteti Xhejlane Mehmeti lindi fëmijën e saj të gjashtë./InFokus/

Artikulli paraprakJa çfarë i shkakton qimet në mjekër, kilogramët e tepërt dhe puçrrat në fytyrë
Artikulli i rradhës 5 shenjat që tregojnë se nënat po e ushqejnë tepër beben

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.