Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e ligjit për transplantim të organeve i ka lënë pacientët pa zgjidhje

Lajme 22/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një fëmijë rreth moshës 15-vjeçare vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të problemeve me zemër. Sipas mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, zgjidhja e vetme për të është transplantimi i zemrës. Për shkak të rastit të njohur “MEDICUS”, në Kosovë ende nuk ka një ligj që rregullon çështjen për transplantim të organeve.

Për shkak të mosfunksionimit të mirë të zemrës, një fëmijë ka disa ditë që është i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Pacienti është sjellë në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu thotë pediatri Ramush Bejiqi.

“Ne kemi aktualisht një pacient që 1 vit të regjistruar si pacient kur ka ardhur së pari herë te ne, është në shërbimin tonë d.m.th. në përcjellje dhe për momentin është në gjendje të rëndë për shkak të pamjaftueshmërisë për shkak të mosfunksionimit të zemrës”, tregon ai.

Zgjidhja e vetme për të, sipas Bejiqit, është transplantimi i zemrës.

“Zgjidhja e vetme te ai pacient edhe te ne është transplantimi i zemrës. Por, transplantimi i zemrës në kushte të Kosovës është i pamundur”, thotë Bejiqi.

Mirëpo, ai thekson se janë disa vende ku mund të bëhet transplantimi i zemrës te pacientët që kanë nevojë.

Bejiqi shton se është problem të gjesh një dhurues, por edhe atëherë janë disa specifika në mënyrë që të kryhet transplantimi.

“Dhënësi i zemrës duhet të jetë i ri, zakonisht janë ata pacientët e aksidenteve, ose sëmundje, por jo hemato-onkologjike ku pacienti ka marrë paraprakisht shumë citostatikë dhe i është dëmtuar zemra. Pra dhënësit, numri i tyre është shumë i kufizuar, i vogël. Numri i pacientëve që kanë nevojë për transplantim të zemrës edhe në shtetet ku bëhet transplantimi është i madh, pra kërkesa dhe nevoja dhe mundësia janë në disproporcitet dhe është pak problematike”, shton më tej pediatri.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse një shërbim mjekësor nuk kryhet në vend, atëherë kjo çështje është e rregulluar me një udhëzim administrativ.

Kur bëhet fjalë për transplantime, më tepër sesa procedura Faik Hoti thekson se është problematike gjetja e donatorit për dhurimin e organit që i nevojitet pacientit.

Në raste specifike kur nevojiten kosto më të mëdha financiare mbi 30 mijë euro për trajtim jashtë vendit, sipas Hotit të drejtë për ta mbështetur një trajtim të tillë e ka vetëm Qeveria e Kosovës.

Kosova ende nuk ka një ligj që rregullon çështjen e transplantimit të organeve, ndonëse që nga viti 2013 ishte përgatitur ligji, i cili më pas është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit- EULEX, kishte kërkuar që ky ligj të tërhiqet nga procedura, pasi që në atë kohë po zhvilloheshin hetime në lidhje me rastin e njohur “Medicus”, që dyshohej për transplantim ilegal të organeve.

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, e sheh si të nevojshëm një ligj të tillë për transplantim të organeve.

“Kjo është një çështje shumë delikate. Ka pasë një tendencë për me ba ligjin për transplantim të organeve, por është ndërprerë nga EULEX-i. Por, kjo është kusht i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që ne duhet me pasë një ligj për transplantim të organeve. Në Kosovë do të jetë shumë e vështirë që ai pacient me marrë shërim”, thotë Kodra.

Në Kosovë ekziston vetëm Ligji për Transplantimin e Indeve dhe Qelizave, por që nuk rregullon transplantimin e organeve.

Artikulli paraprakPas kësaj moshe, shtatzania mund të rrezikojë jetën e fëmijës dhe tuajën
Artikulli i rradhës Shenjat që tregojnë se fëmija do e forcojë martesën tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.