Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi – mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet

Lajme 24/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Java e Imunizimit (24-30 prill), është shënuar edhe në vendin tonë. Me këtë rast prindërve iu është bërë thirrje që t’i vaksinojnë fëmijët për t’i mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse.

“Java Botërore e Imunizimit (24 -30 prill) në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor të fëmijëve që është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSh, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Vaksinimi i fëmijëve, sipas kalendarit vjetor të vaksinimit të obliguar me ligj, ka krijuar një traditë të mirë në dekadat e fundit në Kosovë.

“Vaksinimi në shkallë prej mbi 95% të fëmijëve në Kosovë, flet për një sukses të përbashkët të MSh-së, IKSHKP-së, UNICEF-it, OBSH-së, si dhe profesionistëve shëndetësor e prindërve kosovarë. Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 539 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalandari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350 000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike”.

“MSh, rikujton se vaksinimi është mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit. Fëmijët kosovarë meritojnë të kenë vaksina cilësore dhe me kohë. Prandaj, MSh u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre”, thuhet në apelin e MSH-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Stenta 1”, ish-ministri Agani dhe ish-sekretari Shabani dënohen me burg efektiv
Artikulli i rradhës Fronti i parë i QKUK-së: Mbi 18 mijë pacientë kërkuan ndihmë në Emergjencë për tre muaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.