Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata vendos për dy mjekët e arrestuar në Elbasan për vdekjen e nënës 25-vjeçare

Lajme 24/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për dy mjekët e akuzuar për neglizhencë në mjekimin e 25-vjeçares Rexhina Debrova, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit pasi solli në jetë foshnjen e saj.

Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra të dy mjekëve deri në përfundimin e hetimeve, ndërkohë që avokatët mbrojtës kërkuan rrëzimin e të gjitha akuzave dhe cilësimin e arrestit të paligjshëm.

Gjykata vendosi detyrim paraqitje për të dy mjekët, mjekun reanimator dhe mjekun kardiolog.

Të tensionuar para gjykatës sot kanë qenë familjarët e Rexhina Debrovës, të cilët pretendojnë se kanë fakte të cilat rrëzojnë kërkesat dhe pafajësinë e mjekëve.

Një ditë më parë, mjekët e Spitalit Rajonal të Elbasanit protestuan për arrestimin e kolegëve të tyre duke pezulluar të gjitha operacionet e planifikuara. Mjekët shprehën indinjatën e tyre për reagimin e policisë, ndërkohë që shprehen të frikësuar në ushtrimin e detyrës.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë shkakun e plotë të vdekjes së 25-vjeçares nga Elbasani. /Top Channel

Artikulli paraprakGratë shtatzëna nuk e durojnë muzikën
Artikulli i rradhës Agani flet pas vendimit të Gjykatës: U dënova për periudhën kur s’kam qenë ministër

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.