Një loke 106-vjeçare ka shkuar për vizitë tek neurokirurgu Haxhi Avdyli në Prizren.
Pacientja e lindur në vitin 1913 nga Opoja ka disa ankesa në krahun e djathtë, ka treguar mjeku i cili është edhe deputet i LDK-së në Kuvend.
“E lindur në vitin 1913, në Opojë, tani 106 vjeçe. Vizita e dytë mjekësore te unë, për shkak të disa ankesave në krahun e djathtë – s’po mundet ta lidhë lirshëm shaminë”, ka shkruar Avdyli, ndërsa ka postuar edhe një fotografi me pacienten e tij, ndoshta më të moshuar që ka pasur ndonjëherë. /Gazeta Shneta/