Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Infermierëve synon të standardizoj kompetencat me BE-në

Lajme 11/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Infermierëve të Kosovës do të mbështetet nga ekspertë evropian në fushën e edukimit si dhe standardizimit të kompetencave dhe thirrjeve infermierore në pajtim me direktivat e BE-së  

Prishtinë, 10 maj – Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj ka zhvilluar një takim me ministrin e shëndetësisë së Sllovenisë, Alesh Shabeder, në prezencë edhe të homologes së tij, kryetares së Odës së Infermierëve të Sllovenisë, Monika Azhman.

Rrustemaj takimin me ministrin Azhman e ka zhvilluar në ditën e dytë të Kongresit të 12-të Ndërkombëtar të Infermierëve të Sllovenisë që po mbahet në Kranj të Sllovenisë e ku pos Kosovës po marrin pjesë edhe odat e infermierëve nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia si dhe vende tjera të Ballkanit.

Po ashtu, kryetari Rrustemaj, bashkë me delegacionin nga OIK zhvilloi takim edhe me profesorin Tom Keighley, ekspert i shquar evropian në fushën e edukimit, standardizimit të kompetencave dhe thirrjeve infermierore në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian.

Keighley ka thënë se këto direktiva janë duke i zhvilluar në rajon si dhe ka shprehur gatishmëri që të  mbështesë Kosovën në rrugën e përmbushjes së  kritereve dhe kërkesave që dalin nga stabilizim-asocimi. Gjitha kriteret lidhen me direktivat e Bashkimit Evropian.

Duke parë rolin dominant të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë pjesmarrës në ditën e dytë të kongresit ishte edhe kryeministri slloven Marjan Sharec. Ai iu drejtua me një fjalim pjesmarrësve të Kongresit.

“Puna juaj është stresuese, puna juaj është përgjegjëse. Unë e di se si shkon puna juaj, sa e vështirë është. Unë e di se si është kur një person nuk e di se si të kujdeset për fëmijën kur të sëmuret, kur të ketë ethe, dhe atëherë është shumë e rëndësishme që dikush të jetë rreth nesh, i cili mund të na thotë të kthehemi drejtë dhe ky njeri na qetëson. Pacientët ndonjëherë kanë nevojë vetëm për fjalën e një mjeku, infermiere, mamie, tekniku të kujdesit shëndetësor, cilindo në sistemin e kujdesit shëndetësor “, tha kryeministri slloven Marjan Sharec, duke theksuar ndërgjegjësimin e përgjegjësisë së profesionit dhe rëndësinë e misionit të mamive dhe të infermierëve në sistemin shëndetësor.

Artikulli paraprakNëse fëmija juaj ulet kështu rrezikon shumë, pasojat janë afatgjate (Video)
Artikulli i rradhës Çka është vitiligo?

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.