Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oftalmologët e QKUK-së ia shpëtojnë të pamurit një foshnje një muajshe

Lajme 14/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip i mjekëve specialistë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer me sukses një ndërhyrje në sy te një fëmijë një muajsh, duke ia shpëtuar të pamurit, pasi ishte diagnostikuar me retinopati premature, që çon në verbërim të përhershëm.

Kjo sëmundje shfaqet tek fëmijët e lindur para kohe dhe zakonisht shkaktohet nga rritja e çrregullt e enëve të gjakut, të cilat dëmtojnë retinën e syrit.​

Fëmija ka qëndruar për katër javë në Klinikën e Neonatologjisë. Nga ekzaminimet e bëra, mjekët kanë konstatuar se ndërhyrja e menjëhershme është e domosdoshme për t’ia shpëtuar foshnjës sytë, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Dr. Ardian Sermaxhaj thotë se pacienti tash është mirë, nën përcjellje të mjekëve, gjersa flet për pasojat nëse rasti nuk do të trajtohej me kohë.

“Foshnja tash është mirë dhe nuk ka kurrfarë problemi. Është në javën e 36-të, jemi duke e përcjellë.​

Po të mos identifikohej problemi me kohë, pas 2 javësh do të mund të ndodhte shkalla e tretë apo e katërt e retinopatisë premature, që do të çonte në verbërim të përjetshëm”, thotë Sermaxhaj.

Klinika e Syve ka formuar një ekip prej 5 mjekësh për trajtimin e sëmundjes së retinopatisë premature. Përveç dr. Ardian Sermaxhajt, aty bën pjesë edhe dr. Anita Sylaj, dr. Festim Bllata, dr. Visar Huruglica dhe dr. Belinda Pustina.

Drejtori i Klinikës së Syve, dr. Adem Miftari, thotë se QKUK ka kapacitet të trajtojë të shumicën e rasteve të kësaj natyre, pa pasur nevojë për referim jashtë vendit.

“Menaxhmenti i Klinikës, bashkë me mjekët, punojnë në ekipin që diagnostikon dhe trajton retinopatinë e premature. Jemi duke punuar edhe në hartimin e protokollit për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, duke u bazuar në​ përvojat e mjekësisë kulminante”.

“Ne kemi kapacitet të trajtojmë shumicën e rasteve me probleme të retinopatisë premature. Sa i përket trajtimit të këtyre sëmundjeve, jemi në një nivel me vendet e përparuara të botës. Presim që të furnizohemi me pajisje shtesë, në mënyrë që të trajtojmë të gjitha rastet”, thekson Miftari.

Në Klinikën e Syve, për 2 vjet, janë trajtuar 27 raste suksesshëm me retinopati premature. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të eliminohet ushqyerja me gji gjatë natës?
Artikulli i rradhës Bebi qan në barkun e nënës, ja çfarë tregon kjo sipas shkencës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.