Vogëlushi Unik Statovci, për të cilin familja kërkonte ndihmë për shërim, ka ndërruar jetë mbrëmë.
Për këtë lajm të hidhur ka njoftuar vet babai i Unikut, Valmir, i cili ka treguar se deri te vdekja e të birit ka ardhur si pasojë e një infeksioni të rëndë në mushkëri, shkruan Gazeta Shneta.
“Familjar, Shok, Miq e dashamir! Me dhimbje te thell ju njoftojm se pas nje Virusi te rend ne mushkeri,mbram me daten 13.05.2019 ndrroj jete Engjulli jone Uniku. Varrimi i Unikut tone behet neser e merkure me Daten 15.05.2019 ne oren 14:00 ne varrezat e fshatit Batllave. Me dhimbje te thell Valmiri dhe Valdrina dhe e gjithe Familja Statovci. Te All-llahut jemi dhe tek ai prap do te kthehemi”, ka shkruar babai Valmiri.
Uniku ka qenë duke u trajtuar në një spital në Beograd ku ishte diagnostikuar me një infeksion virusal në mushkëri të quajtur Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV. Për trajtimin e tij shumë qytetarë dhuruan para, por fatkeqësisht vogëlushi nuk ia doli. /Gazeta Shneta/