Organizata Care for Kosovo Kids ka organizuar mbrëmë një Darkë të Bamirësisë të organizuar në Holandë ku u mblodhën 87 mijë euro.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e mahnitshme që morëm, pasi na jep forcë dhe motivim për të vazhduar me misionin tonë që filloi 6 vjet më parë. Faleminderit secilit prej jush që ishit pjesëmarrës në darkë dhe kontribuat në suksesin e saj”, thuhet në njoftim.
“Me ndihmën tuaj bujare, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë fëmijët që janë duke u trajtuar nga kanceri në repartin e hemato-onkologjisë pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Care for Kosovo Kids. /Gazeta Shneta/