Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA miraton terapinë 2.1 milionëshe të “Novartis-it”

Lajme 25/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prodhuesi zviceran i ilaçeve, Novartis, e ka marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara për terapinë me gjene të atrofisë muskulore të kurrizit, të quajtur “Zolgensma”. Çmimi i saj prej 2.1 milionë dollarësh amerikanë paraqet rekord të ri botëror për terapitë mjekësore.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara e miratoi të premten përdorimin e terapisë “Zolgensma” te fëmijët nën moshën 2-vjeçare që vuajnë nga atrofia muskulore e kurrizit, përfshirë edhe te ata që ende nuk kanë shfaqur simptoma të sëmundjes. Miratimi vlen edhe për foshnjat me formën më vdekjeprurëse të sëmundjes së trashëguar dhe ato që vujnë nga format tjera të saj, simptomat e të cilave mund të shfaqen më vonë.

Atrofia muskulore e kurrizit është shkaktari kryesor gjenetik i vdekjeve të foshnjave. Kjo sëmundje shkakton shpesh paralizë, vështirësi gjatë frymëmarrjes dhe vdekje brenda disa muajsh te rastet që janë prekur nga tipi 1 i saj. Atrofia muskulore e kurrizit prek një në 10 mijë fëmijë të lindur. Rreth 50 deri 70 për qind e fëmijëve të prekur vuajnë nga tipi 1 i sëmundjes, i cili është më i rrezikshmi.

“Ka mundësi që ky është një standard i ri i kujdesit për foshnjat që vuajnë nga tipi më serioz i atrofisë muskulore të kurrizit”, tha Dr.Emmanuelle Tiongson, neurolog pediatrik nga Los Angeles.

Udhëheqësit e kompanisë “Novartis”, e cila do ta ofrojë terapinë më të shtrenjtë në botë, e kanë mbrojtur çmimin e saj, duke thënë se ky trajtim që bëhet një herë në jetë është më i vlefshëm se trajtimet e shtrenjta që zgjasin shumë dhe që kushtojnë qindra mijëra dollarë çdo vit.

Terapia e re përfshin përdorimin e një virusi për sigurimin e një kopjeje normale të gjenit të atrofisë muskulore te foshnjat e lindura me një gjen të çrregullt dhe jepet përmes infuzionit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Artikulli paraprakPirja e çajit gjatë shtatzënisë mund të ketë efekte negative për shëndetin e fëmijës
Artikulli i rradhës Policia në Pejë konfiskon mijëra paketime të barnave pa banderola

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.