Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cila qendër IVF’i e ka radhën për t’u mbyllur në Kosovë?

Lajme 26/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Laboratoret e frytnimit të asistuar mjekësor (IVF) janë vënë në shënjestër të Policisë së Kosovës.

Këta të fundit, për një hark të shkurtër kohor, kanë mbyllur plot tre qendra të mëdha të IVF’it në Kosov, shkruan Gazeta Shneta.

E filluan me Klinikën Amerikane, duke arrestuar pronarët dhe zyrtarë të tjerë të spitalit, për të vazhduar njëjtë edhe me dy spitalet e tjera: ‘Bahceci’ dhe ‘Sirona’.

Janë plot tre qendra IVF që shteti vendosi t’i mbyllë nën akuza të ngjajshme: “Transplantime të jashtëligjshme si dhe trafikim me organe”.

Tashmë kanë mbetur edhe tre qendra të tjera pa rënë ‘pre’ e bastisjeve nga ana e Policisë së Kosovës: Spitali Lindja, Spitali ‘Fati Im’ dhe Spitali Amerikan.

Më së keqi në këtë mes e kanë pësuar pacientët që veç kishin filluar procedurat e IVF’të në spitalet e lartcekura, duke rrezikuar humbjen e qelizave.

E, një situtatë e tillë duket se më së shumti po i shkon për shtati spitave që merren me këtë lëmi në Maqedoni. Sikurse është raportuar edhe më parë, vetëm vitin e kaluar qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro në trajtimet shëndetësore në shtetin fqinj.

Tashmë, spitalet po ndihen të terrorizuara nga presioni që po iu bëhet nga Policia e Kosovës.

“Terrori i kontrollove policore po vazhdon në secilin spital privat që bën fekondim artificial. Janë dy arsye pse po e bëjnë një gjë të tillë: Po synojnë t’i çojnë pacientët në Maqedoni ose po përgatitin terrenin për ndonjë spital të ri”, u shpreh dje në kushte anonimiteti një zyrtar spitali që merret me IVF në Prishtinë.

Çuditërisht, shoqata e institucioneve që merren me IVF në Kosovë, ende nuk ka dalë me ndonjë komunikatë zyrtare për mbylljen e tre institucioneve që merren me këtë fushë mjekësore.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës është marrë me qendrat e IVF’it në vend. Vite më parë, policia i kishte vënë dryrin edhe spitalit që udhëhiqej nga Gjina Zeqiraj, e cila sot e kësja dite është në arrati. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakManjolla si çdo nënë tjetër: Nuk do të mësohem kurrë pa vajzat
Artikulli i rradhës Ku shkon dhjami juaj pas dobësimit?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.