Meteorologët për ditën e sotme kanë parashikuar mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat pritet të mbajnë 30 gradë celsius maksimalet dhe 17 gradë minimalet. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 9.