Drejtoresha e drejtorisë së shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu-Kola, ka vlerësuar lart punën dhe profesionalizmin e spitalit privat “European Clinic” i cili udhëhiqet nga Dr. Aida Kumnova.
Shehu-Kola i ka dedikuar një postim falënderues gjinekologes Kumnova dhe anesteziologes Dr. Luljeta Canhasi, pasi mori pjesë në një intervenim kirurgjik.
“Një falenderim i veçant për Drejtoreshën e Spitalit Europen Cliniic Dr.Aida Kumnova së bashku me profesionalisten e anesteziologjise Dr.Luljeta Canhasi dhe stafin. Pata rastin të jem pjesë e një intervenimi kirurgjikë në sallen e operimit, ku përpos duarve të arta të tyre ishin edhe aparaturat më moderne qe ka sistemi evropian. Sukses jam krenare për ju! U ndjeva mirë sot në uniformë dhe në aromen e anestetikëve”, ka shkruar Shehu-Kola.
Kujtojmë se Shehu-Kola ka qenë edhe menaxhere kryesore e repartit të Obsetrikës në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. /Gazeta Shneta/