Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Instituti Kombëtar bën thirrje për kujdes ndaj etheve të minjve

Lajme 02/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të pasur kujdes ndaj etheve të minjve. Ata kanë njoftuar se këtë vit, një pacient është në gjendje të rëndë.

“Duke pasur parasysh se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve. Këtë vit, një rast i raportuar nga Klinika Infektive është në gjendje të rëndë klinike”, thuhet në deklaratë.

Burimi i infeksionit janë minjtë, ndërsa sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt.

“Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse”, vijon njoftimi.

Trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës janë tri mundësi se si mund të marrim ethet. Ndërsa trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se pacienti paraqitet me kohë. Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

Klinika Interne, gjegjësisht repartet e dializës, janë të gatshme që të hemodializojnë përkohësisht pacientët. Ndërsa, Instituti Kombëtar me laboratorët e vet, e diagnostikon sëmundjen brenda ditës.

IKSHP-ja ka paraqitur edhe masat parandaluese:

1 Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

2 Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

3 Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

4 Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

5 Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

6 Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

7 Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

8 Mos hidhni mbeturina kudo

9 Të bëhet klorimi i ujit të pijes

10 Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

11 Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretimet e brejtësve.

Artikulli paraprakKryesindikalisti Syla thotë se SHSKUK i mashtroi për zbatimin e Kontratës Kolektive
Artikulli i rradhës Mbi 350 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.