Administrata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë një veprim qesharak: ka shënuar 1 vjetorin e punës së ambulancave specialistike. Madje me këtë rast është prerë edhe një ëmbëlsirë.
Në këtë përvjetor që është konsideruar si shumë i rëndësishëm, ka marr pjesë edhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu. Ai ka deklaruar se me fillimin e punës në objektin e ri janë krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Sipas tij, vëllimi i punës është rritur nga 200 vizita sa janë kryer në kushte të vështira në ambulancat e improvizuara, tashmë po realizohen deri 1000 vizita brenda dite.