Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolegji ‘Heimerer’ pranoi rreth 300 studentë të infermierisë më shumë sesa i lejohet

Lajme 16/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolegji privat Heimerer, e ka tejkaluar numrin e regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2018/19. 292 studentë të cilët janë pjesë e numrit të tejkaluar për regjistrim, do të hasin në vështirësi për vërtetimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në vitin 2017 kishte lansuar Sistemin e Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL), përmes të cilit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë, obligohen që të deklarojnë numrin e studentëve të regjistruar për nivelin akademik përkatës.

Libri Amëz i studentëve të institucioneve të arsimit të lartë, ka për qëllim mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha të dhënave relevante për studentët e regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC), në Agjencionin e Kosovës për Akreditim(AKA), është organ i cili vendosë për numrin e studentëve në programe studimore, në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ekskluzive, ku shihet se në një program akademik, kolegji në fjalë tejkaloi numrin e studentëve sipas sistemit SMIAL. Front Online ka kontaktuar me MAShT-in, për ta pyetur se çfarë masash kanë ndërmarrë për t’i ndëshkuar kolegjet që kanë tejkaluar këtë numër të studentëve, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk kemi pranuar përgjigje.

Kolegji Heimerer gjithashtu ka refuzuar të jap përgjigje rreth numrit të tejkaluar të këtyre studentëve. “Për të gjitha çështjet e ngritura në mesazhin e juaj, përgjigjet mund t’i gjeni në faqen e internetit të AKA- s dhe MASHT-it”, thuhet në përgjigjen e tyre drejtuar Front Online.

Gjetjet e raportit

Në programin ‘Infermieri e përgjithshme’ në nivelin Bachelor i shkencës, numri maksimal i studentëve sipas Agjencisë së Kosovës për Akreditim, duhet të ishte 40 studentë. Ndërkohë që sipas sistemit SMIAL, kolegji në fjalë kishte tejkaluar numrin maksimal për 2 studentë.

Dosja e Librit Amëz, e dorëzuar në MAShT përmes EXCEL-it nga kolegji Heimerer, tregon një numër krejtësisht tjetër. Numri i studentëve në këtë program, ka arritur në 332 studentë. E që sipas sistemit SMIAL, përbën tejkalim të numrit të studentëve, ani pse në këtë sistem është vendosur kufizimi i numrit sipas vendimit të AKA-së.

Historiku i problemit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia kishte ndërruar vendin e punës, zyrtares e cila i kishte raportuar ministrit në detyrë, Shyqyri Bytyqi, për parregullsitë dhe shkeljet që janë bërë në procesin e verifikimit të diplomave për studentët e kolegjeve private.

Kumrije Gagica ka qenë udhëheqëse e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave, ku para tetë muajsh, përmes një email-i drejtuar ministrit Bytyqi, ajo kishte treguar se Librat Amëz të disa kolegjeve private, janë dorëzuar jashtë afateve ligjore që janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Librat Amzë të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Ajo madje kishte treguar edhe për rastet kur inspektorë të NARIC-ut, kanë bërë inspektime individuale dhe kanë kërkuar që të vuloseshin diplomat e studentëve që nuk ishin të regjistruar në Librat Amëz.

Departamenti ‘NARIC’(Qendra Kombëtare për Njohjen e Diplomave) përpos funksionit të nostrifikimit të diplomave që vijnë nga jashtë Kosovës, aktualisht ka funksionin edhe të verifikimit të diplomave vendore, që synojnë të shkojnë jashtë shtetit për vazhdim të studimeve.

Që nga koha kur ky email është publikuar, mediet në vendin tonë kanë raportuar për qindra raste të studentëve të cilët kanë diplomuar në kolegje të ndryshme, e të cilët nuk po arrijnë t’i vërtetojnë diplomat e tyre.

Çështjen e mosregjistrimit të studentëve në Libra Amëz, e kishte ngritur edhe ish-kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili kishte treguar se studentëve të paregjistruar në këto libra, nuk do t’u njihet diploma apo studimet. Ministria e Arsimit kryesisht vazhdon të heshtë kundrejt pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj problematike. /FrontOnline/

Artikulli paraprakNë gjinekologjinë e Pejës kanë lindur 15 fëmijë gjatë vikendit
Artikulli i rradhës Medikamentet për fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.