Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit do të garojnë edhe shumë punëtorë shëndetësorë, duke përfshirë mjekë e infermierë. Më poshtë mund të gjeni disa nga kandidatët që vijnë nga fusha e mjekësisë në partitë kryesore që garojnë në zgjedhje
Votën e qytetarëve do ta kërkojë sërish ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Haxhi Avdyli. Në partinë e njëjtë me të është edhe onkologu Ekrem Hyseni, ish-ministri i Shëndetësisë Dr. Imet Rrahmani, Dr. Naser Rugova, Dr. Hysni Gërguri, Dr. Hatim Baxhaku dhe infermieri Fitim Havolli.
E mbushur me emra të mjekëve është edhe lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Dr. Fakir Spahiu së bashku me kolegë të tij nga QKUK si Dr. Ilir Kurtishi, Dr. Fadil Beka, Dr. Shqiptar Demaqi, Bekim Haxhiu, Dr. Fatmir Xhelili si dhe karidologia Aurora Bakalli nga Lëvizja për Bashkim e cila është pjesë e listës së PDK-së.
Listës së mjekëve të koalicionit AAK dhe PSD i prin Dr. Pal Lekaj. Pas tij vjen ish-deputetja neonatologia Dr. Besa Baftiu, Dr. Albena Reshitaj, Dr. Time Kadriaj, Dr. Arber Tolaj, Dr. Qamile Morina e Dr. Shyqri Mema.
Ndërsa në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë të renditur mjekët Dr. Arben Vitia, Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, gjinekologia Dr. Drita Kabashi, Dr. Driton Vela. /Gazeta Shneta/