Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryeinfermierja kërkon përkrahje nga kandidatët për deputetë pa dallim partie

Lajme 30/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeinfermierja e njohur në Klinikën e Pulmologjisë Arta Sejdiu, ka kërkuar përkrahje nga kandidatët për deputetë për plotësimin e kërkesave të infermierëve.

“Ju deputetë të ardhshëm nga sistemi shëndetësor, qofshi mjekë a infermierë, edhe kjo çështje ju pret, pa dallim partie”, ka shkruar Sejdiu në një postim të saj në Facebook, ku ka bërë ‘tag’ kandidatët Dr. Ilir Kurtishi, Dr. Arben Bislimi, Dr. Arben Vitia, Dr. Ekrem Hyseni dhe Dr. Aurora Bakalli dhe infermierin Fitim Havolli, transmeton Gazeta Shneta.

Sejdiu është e njohur për aktivitetet e saj për realizimin e kërkesave të infermierëve. Ajo kishte kritikuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për ngritjen e pagave për vete dhe zyrtarët e qeverisë, ndërsa kishte ironizuar se do t’ia jap edhe rrogën e saj nëse ka nevojë.

Ndërkaq në janar të këtij viti Sejdiu ka qenë në krye të protestave për plotësimin e kërkesave për përcaktimin e koeficientit në Ligjin e ri për Pagat të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Për shkak se kërkesat e infermierëve nuk janë plotësuar në këtë ligj, Sejdiu tanimë po angazhohet që të marr përkrahje nga kandidatët për deputetë.

Më poshtë mund të gjeni videon ku Sejdiu pati dhënë një intervistë për RTK-në ku infermierët ajo i konsideron si krah i djathtë i mjekëve.

“Infermierët kryejnë një punë të madhe në QKUK dhe në tërë sistemin shëndetësor dhe një sistem shëndetësor pa infermier nuk mund të ekzistojë”, ka deklaruar Sejdiu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProblemet e gjëndrës tiroide pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës Cila është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.