Pacientja Diellza Ragomi nga Gjakova është diagnostikuar me kancer të gjirit 2 vjet më parë. Ajo e ka kaluar këtë sfidë me sukses, por të premten ka marr një lajm tronditës.
Ajo shkoi në laboratorin e Spitalit “Isa Grezda” për të kryer tumor-markeret dhe rezultati doli që ajo ishte në gjendje shumë të rëndë. “Kur e kam marr rezultatin unë kam vdekë për herë të dytë, pasi hera e parë ka qenë kur jam diagnostikuar”, ka thënë ajo për klan kosova.
Rezultati i laboratorit të spitalit ishte i gabuar dhe kjo u vërtetua në një laborator privat. Diellza ka treguar se më pastaj kishte shkuar në një laborator privat ku rezultati ishte i kundërt, por këtij lajmi nuk i ishte gëzuar. /Gazeta Shneta/