Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK përmirëson konkursin për psikologët klinikë pas ankesave dhe interesimit të Gazetës Shneta

Lajme 04/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përmirësuar konkursin për psikologët klinikë, pas ankesave të kandidatëve dhe interesimit të Gazetës Shneta. Në konkurs tanimë do të kenë mundësi të aplikojnë edhe specialistët e kësaj lëmie, ndërkaq koeficienti ka mbetur i njëjtë.

QKUK muajin e kaluar publikoi një konkurs për dy pozita të lira për psikologë klinik, ku kriteri i shkollimit ishte vendosur vetëm fakulteti i psikologjisë, ndërkohë që ky institucion ka nxjerrë më herët specialistë të psikologjisë klinike. Për këtë konkurs pati fillimisht ankesa në rrjetet sociale, ndërsa grupi i specialistëve ushtroi ankesë edhe në Inspektoratin e Punës dhe në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

“Konkursi përmban shkelje në kushtet e parashtruara për rekrutimin dhe në koeficientin e pagës së paraparë. Konkursi kërkon vetëm shkollim bazik universitar në fushën e psikologjisë, duke paraqitur kushte të pamjaftueshme të përgatitjes profesionale për rekrutimin e profileve më të larta, të aftësuara për aplikimin e këtij profesioni, siç janë Specialistet e Psikologjisë Klinike”, thuhet në reagimin e grupit të specialistëve.

Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe me koeficientin i cili nuk është në nivel me specialistët tjerë. “Për më tepër, konkursi parashtron koeficient page të zhvlerësuar, në raport me profesionistët tjerë të shëndetit mendor që janë punësuar gjatë vitit 2018 në SHSKUK”, thuhet në reagim.

Gazeta Shneta ka kërkuar sqarime nga QKUK para disa ditësh në lidhje me këtë problem, dhe gjatë ditës së djeshme ky institucion ka konfirmuar se konkursi është përmirësuar sa i përket kritereve të konkurrimit, por koeficienti ka mbetur i njëjtë 7.2.

“Kriteret e konkursit për psikolog klinik janë  kërkuar në konkurs publik sipas nevojave të shërbimeve përkatëse, pa anashkaluar bazën ligjore, por në pajtim me nevojat e shërbimit. Në bazë të kërkesave për plotësim të konkursit, konkursi është plotësuar, përveç që kanë të drejtë të konkurrojnë psikologët klinik, kanë të drejtë të aplikojnë edhe specialistët-psikologë klinik”.

“Koeficienti nuk është ndryshuar për shkak të implikimeve buxhetore, duke pasur parasysh edhe Ligjin e Pagave që fillon të zbatohet në dhjetor të këtij viti dhe ky koeficient do të nivelizohet pasi të filloj zbatimi i këtij Ligji”, thuhet në sqarimin e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 4 tetor 2019
Artikulli i rradhës “Një Kryeministër për Fëmijë”, KOMF kërkon nga partitë përmirësimin e gjendjes së fëmijëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.