Qytetarë të shqetësuar kanë raportuar rrjedhje gjaku nga kontejnerët brenda hapësirave të QKUK-së.
Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale shihet se si rrjedh gjak nga një kontejner i cili siç mund të vërehet gjendet mbrapa Kirurgjisë.
Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë gjendje pasi gjaku mund të rrezikoj shëndetin e tyre dhe të shkaktoj ndonjë infeksion. /Gazeta Shneta/