Shoqata e Mamive të Kosovës (SHMAKS) në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqatën e Laborantëve, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat e Infermierëve – Mamive të Shqipëria, Malit i Zi dhe Maqedonia, organizojnë Kongresin e Parë Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësor.
Kongresi do të mbahet në datat 06 – 07 dhjetor 2019, në Prishtinë. Ky eveniment i shoqatave të profesionistëve shëndetësor ka qëllim:
– Të shërbejë si mundësi përmes së cilës, profesionistët shëndetësor do të promovojnë punën e tyre edukative, profesionale dhe hulumtuese shkencore.
– Të organizojë aktivitete në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional përmes simpoziumeve, konferencave dhe punëtorive profesionale. /Gazeta Shneta/




