Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Syla e quan hipokrizi deklaratën e Kurtit për punën e mjekëve në spitale publike dhe private

Lajme 31/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Blerim Syla, e ka quajtur hipokrizi deklaratën e kandidatit për kryeministër nga VV Albin Kurti, i cili tha se do t’ua kushtëzojë mjekëve të punojnë ose në spitale publike ose në private.

Syla ka thënë se deklarata të tilla të pamenduara mirë ndikojnë negativisht në komunitetin e mjekëve.Ai thotë se përkitazi me këtë problem Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të tyre qysh në vitin 2013, teksa idenë e Kurtit për riaktualizimin e kësaj teme po e konsideron diskriminuese, por edhe kundërkushtetuese.

“Kjo deklaratë e Kurtit me të vërtetë ka ngritur një shqetësim, sepse nuk janë pjekur kushtet të dilet me një deklaratë të tillë. Nuk është analizuar si duhet situata në komunitetin mjekësor dhe ajo çka është më e rëndësishmja nuk është analizuar Kushtetuesja. Siç e dini në vitin 2013 unë kam qenë vet pjesëmarrës në seancë si palë e interesit dhe është fituar kjo lëndë sepse është konsideruar se po dëmtohet vetëm një komunitet. Prandaj e kam thënë edhe në Gjykatë se nëse ju doni ta shkelni Kushtetutën shkeleni por e di që komuniteti mjekësor është vet populli”, thotë ai.

Kreu i FSShK-së, thotë se një vendim i tillë do të ishte i pranueshëm, nëse do të vlente për të gjithë sektorët, por jo të vlejë vetëm për mjekët.

“Prandaj nuk mund të ndash vetëm një komunitet në këtë rast mjekët dhe të tjerët të vazhdojnë. Logjika e këtij veprimi kishte me qenë e mirë sikur këtu të përfshihen edhe profesorët, juristët, ekonomistët, kontabilistët. Pra marr në përgjithësi është diskriminues. Ndoshta ka qenë edhe premtim i Kurtit edhe në fushatë por nëse hyn në analizë më të thuktë do ta sheh se është një gabim dhe është shumë herët të bisedohet për këtë çështje”, thotë ai.

Syla thotë se sistemi shëndetësor po ballafaqohet me shumë probleme dhe se nuk është momenti i duhur të flitet për penalizmin e mjekëve. Madje iniciativat e tilla të ndërmarra nga kandidati për kryeministër, po i konsideron edhe si hipokrite.

“Së pari të thuhet sot që duhet të ndahet sistemi publik prej privatit, kur ne po ballafaqohemi nëpër disa spitale me kriza të punëtorëve shëndetësorë të mjekëve, është hipokrizi e lloji të vet. Sepse të njëjtën kohë kanë premtuar se do t’i ofrojnë shërbime pacientit. E dyta duke e pasur parasysh gjendjen financiare në të cilën sot gjenden mjekët, sepse ata kanë qenë të detyruar të mbulojnë shpenzimet e familjes. Mjeku me vite me radhë, por edhe sot jeton me 600 euro. Edhe pse tash janë rrit me ligjin për pagat, nëse do që të futet ky sistem, atëherë mjekët duhet të deklarohen”, thotë ai. /ekonomiaonline/

Artikulli paraprakMbipesha: Këto ushqime duhet larguar nga lista
Artikulli i rradhës Infeksionet kërpudhore dhe ndikimi i tyre në fazën e konceptimit të shtatëzanisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.