Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu Mukwege në Prishtinë flet për mungesën e drejtësisë për gratë e dhunuara

Lajme 11/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit. Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018 Dr. Denis Mukwege.

Mukwege tha se ndihet i privilegjuar që erdhi në Kosovë derisa thotë se është detyrë e tij që të komunikojë me ato gratë që kanë përjetuar tortura gjatë vitit 98/99 në Kosovë.

“Për mua është privilegj të jem sot në Kosovë dhe me vite me radhë jemi në kontakt me viktimat e dhunimit në Kosovë. Për mua ka qenë detyrë të vie dhe të kontaktoj me to për atë çka kanë përjetuar  gjatë viti 98/99 në Kosovë. Gjatë karrierës sime kam pasë rastin të takohem me gra dhe të njoftohem me dhunën që iu është bërë. Në vendin tim përdhunimi është përdor si strategji gjatë luftës. Në Kosovë, Bosnje është përdorur dhunimi si pastrim etnik. Për 20 vite kemi shëruar me shumë 55 mijë raste të dhunimit në spitalin tonë”.

“Çdo herë duhet ta bëjmë dallimin mes përdhunimit në Kosovë dhe Kongo. Përdhunim duhet ta kuptojmë si një akt shkatërrues i njeriut. Sot do të keni të pranishëm një viktimë që vjen prej Sudanit jugor. Sot në të gjitha konfliktet dhunimi përdoret ai një armë. Kudo që kemi shkuar gratë kanë pasur frikën dhe nuk janë shprehur për shkak të patriarkatit në shoqëri. Dhe heshtja është gjëja më e keqe”.

Mukwege ka theksuar faktin se edhe 20 vjet pas luftës në Kosovë nuk është dënuar askush për dhunën seksuale dhe kjo sipas tij është mesazhi negativ për viktimat.

“20 vjet pas luftës në Kosovë asnjë rast nuk është dënuar dhe ky është një mesazh negativ për viktimat e dhunës seksuale. Të gjithë duhet t’i përkrahim ato gra që vuajnë në trupin e tyre. Drejtësia nuk e ka vetëm rolin e ndëshkimit, por ka rolin që të mos përsëriten gjërat dhe të intervenoj në shërimin e viktimave. E përgëzojmë qeverinë Kosovare për amendamentin që është bërë në ligjin e 2014-tes dhe falë QKRMT-së. Fal këtij ligji këto e kanë statusin e viktimës dhe tani mund të përfitojnë. Ju si gazetar dhe ne si shoqëri duhet të përkrahim gratë dhe t’i inkurajojmë që ato që shkojnë në komision dhe për të treguar rastin”, tha Mukwege.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se asnjë rast i të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk ka fituar drejtësi. Ajo premtoi se në vitet në vazhdim theks i veçantë do t’i kushtohet kësaj kategorie.

“Doktori me angazhimin dhe punën e tij po e ngre agjendën e të mbijetuarve nga krimi i dhunimit në  Kosovë. Dje e ka vizituar QKRMT-në dhe ka qenë një moment historik dhe ka dëgjuar për sfidat që ballafaqohen këto organizata. Pastaj ka vizituar kompleksin “Heroinat” dhe ka qenë në Drenas te organizata për të drejtat e grave. Kjo ditë shënon përfundimin e maratonës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës. Ne i kemi ftuar edhe udhëheqësit e vendit si dhe tri partitë më të mëdha në Kosovë, por për shkak të agjendave vetëm me Kurtin do ta kemi një takim më vonë. Asnjë rast i të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk ka fituar drejtësi, por viteve në vazhdim do t’i japim theks të veçantë”, tha ajo, raporton EO.

Artikulli paraprakMjekja rrëfen pse iki nga Shqipëria dhe përvojën e saj në Gjermani
Artikulli i rradhës Cilat jane fjalët që duhet t’i thotë një dy vjeçar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.