Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekskluzive: “Sistina” shkel ligjet e Kosovës, Inspektorati ia ndalon konsultat për IVF në Prishtinë

Lajme 13/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim i Gazetës Shneta ka rezultuar me ndalimin e konsultave të jashtëligjshme për IVF të një doktoreshe nga spitali “Acibadem Sistina” në Prishtinë. Inspektorati Shëndetësor i MSH-së ia ka ndaluar konsultat me pacientë Dr. Klementina Kuzeska pasi s’kishte licencë në Prishtinë

Spitali “Acibadem Sistina” nga Shkupi ka paralajmëruar disa ditë më parë ardhjen e Dr. Klementina Kuzeska në Prishtinë për t’iu ofruar pacientëve kosovarë konsulta falas për frytnim të asistuar mjekësor gjatë ditës së sotme. Gazeta Shneta ka hulumtuar ardhjen e saj dhe ka rezultuar se Kuzeska nuk kishte marr licencë nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer këtë shërbim.

Gazeta ka kërkuar përgjigje nga MSH nëse “Sistina” ka aplikuar për licencë të përkohshme për profesionistë të huaj pranë Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor. MSH ka konfirmuar për Gazetën se ky institucion nuk kishte aplikuar asnjëherë për licencimin e Dr. Kuzeskës.

“Ne MSh Bordin per licencim te profesionisteve shendetesor, nuk ka ardhur ndonje aplikacion per licencim te doktoreshes ne fjale nga asnje spital ne Kosove deri tash”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ky institucion ka konfirmuar se për të kryer çfarëdo shërbimi nga mjekët e huaj, qoftë edhe konsulta me pacientë, duhet fillimisht të pajiset me licencë.

“Perderisa nje institucion nuk aplikon per licencimin e saj te perkohshem dhe nuk merret licenca per ushtrim te veprimtarise shendetesore ne Kosove, (edhe konsultimi mjekesor konsiderohet sherbim), çdo sherbim i ofruar nga ajo do te konsiderohet ne kundershtim me ligjin dhe Inspektorati Shendetesor do te ndermarr masa konform ligjeve ne fuqi si Ligji per Shendetesi, Ligji per Inspektoratin Shendetesor dhe UA per licencimin e profesionisteve te huaj shendetesor ne Kosove”, ka deklaruar Zyra për Media e MSH-së.

Inspektorati Shëndetësor gjatë ditës së sotme ka ndërmarr aksion në zyrën e “Sistinës” në Prishtinë ku ka gjetur se Dr. Kuzeska ka qenë duke kryer shërbimin e konsultave pa licencë. Me vendim të ISH-së ky shërbim është ndaluar.

“Është ndaluar veprimtaria e doktoreshës në fjalë pasi është kryer në kundërshtim me Udhëzimet Administrative për licencimin e profesionistëve të huaj dhe udhëzimin për frytnim të asistuar mjekësor. Poashtu është kërkuar asistim nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë sepse shërbimet në këtë zyre nuk kanë qenë të njëjta me ato që janë në përshkrimin e biznesit”, ka konfirmuar ISh.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga “Sistina” por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje. Nga kjo veprimtari e jashtëligjshme e këtij institucioni nga Maqedonia Veriore kanë pësuar dhjetëra pacientë gjatë ditës së sotme të cilët kishin rezervuar terminë deri në ora 16:00 për të marr këshilla nga mjekja maqedonase. Gazeta ka telefonuar gjatë ditës në zyrë dhe ka konfirmuar se koha për terminë ka qenë e zënë gjatë gjithë ditës. “Mund të siguroni një termin kur doktoresha të vij herën tjetër në Prishtinë”, kanë thënë nga kjo zyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët thonë se udhëtimi ju bënë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale
Artikulli i rradhës Ja pse duhet të pini ujë në mëngjes

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.