Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj Albin Kurtin mandatar për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Ky propozim vjen pas disa thirrjeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që Kurti të marr mandatin për të formuar qeverinë.
Kujtojmë se VV është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të formuar koalicionin qeverisës që nga përfundimi i zgjedhjeve më 6 tetor 2019. Këto dy parti ende nuk kanë arritur një marrëveshje. /Gazeta Shneta/