Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështon seanca në rastin “Medicus”, djali i Lutfi Dervishit kërkon avokat

Lajme 20/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit ndaj urologut Lufti Dervishi dhe djalit të tij, Arban Dervishi, të cilët po akuzohen se në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale krim i organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.Këto vepra penale, sipas prokurorisë, ishin kryer në klinikën “Medicus”, në të cilën pretendohet se ishte kryer transplantimi i veshkave, ndërsa pronar i së cilës kishte qenë Lutfi Dervishi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, i akuzuar ka qenë edhe Sokol Hajdini, por Apeli e kishte refuzuar akuzën ndaj tij, për shkak të  parashkrimit absolut të veprës penale.Pas kthimit të rastit në rigjykim vetëm për të akuzuarin Lutfi Dervishi, procedura penale është bashkuar edhe me atë të djalit të tij, Arban Dervishi, i cili në gjykimin e mëparshëm ishte veçuar procedura ndaj tij, për shkak se ndodhej në arrati.

Shkak i shtyrjes së kësaj seance ka qenë se i akuzuari Arban Dervishi, nuk kishte caktuar mbrojtës edhe pse për veprat penale për të cilat akuzohet mbrojtja ishte e obligueshme. “Nuk kam caktuar mbrojtës, fillimisht e kam pasur një avokat por të njëjtit ia kam revokuar autorizimin dhe ka mbetur që të caktojë një avokat tjetër, por kërkoi nga gjykata që për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, ngase nuk jam i punësuar të më caktojë një avokat sipas detyrës zyrtare”, ka qenë kërkesa e të akuzuarit Arban Dervishi, drejtuar trupit gjykues.

Për shkak se në këtë aktakuzë si të akuzuar kishin mbetur vetëm Lutfi dhe Arban Dervishi, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, kërkoi nga prokurori special Agron Bajrami, që të shikojë cilësimet juridike, pasi sipas saj, ato nuk shkojnë.Gjithashtu, ajo kërkoi që PSRK të përcaktojë se si duhet të procedohet me dëshmitarët e mbrojtur, në mënyrë që gjykata të fillojë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar prej zyrës së EULEX-it, që të mund t’i dëgjojë këta dëshmitarë përmes video-linkut.

Por, sipas saj, këta dëshmitarë duhet të ndahen, pasi aktakuza në këtë rast po zhvillohet vetëm për shtatë transplantime.Seancat e radhës pritet të mbahen më 2 dhe 3 mars 2020, në ora 09:30.Gjykata Themelore në Prishtinë, në maj të vitit 2018, Lutfi Dervishin e kishte shpallur fajtor për veprat penale, krim i organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore dhe të njëjtin e kishte dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe 8.000 euro gjobë.

Kurse, anesteziologun Sokol Hajdini e kishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.Mjekut Dërvishi, i ishte ndaluar edhe ushtrimi i profesionit të urologut prej dy vjetësh nga koha kur dënimi me burg është kryer, kurse në dënimin e shqiptuar, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 4 nëntori 2008 deri me 3 dhjetor 2008, si dhe 10 janar 2017 deri në ditën kur ky aktgjykim bëhet i formës së prerë.Mirëpo, kundër këtij aktgjykimi, kishte ushtruar ankesë në Apel ish-mbrojtësi i të akuzuarit Dervishi, avokati Valon Hasani.

Artikulli paraprakGjërat që duhet të dini për të mbetur shtatzënë në vitet e 30-ta
Artikulli i rradhës Disa shenja që ju paralajmërojnë se jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.