Të premten duke filluar nga ora 16:00 nënat e fëmijëve me sindromën Down po bashkohen në Fondacionin Shtatëmbëdhjetë në Prishtinë për të shpërndarë përvojat e tyre.
Me këtë rast, Down Syndrome Kosova i fton të gjithë që të marrin pjesë në diskutimin “Sfidat e prindërimit – Rrëfimet e nënave të fëmijëve me sindromën Down”, shkruan Gazeta Shneta.
Diskutimi do të hapet me fjalimin hyrës të Drejtoreshës Ekzekutive të Down Syndrome Kosova, znj. Sebahate Hajdini dhe e pranishme do të jetë edhe ish Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga.
Krejt në fund të aktivitetit nënat do të tregojnë edhe përvojat, sfidat dhe nevojat që kanë çdo ditë me fëmijët e tyre.
Ky aktivitet mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC. /GazetaShneta/